Edhe pse nuk këshillohet, moti i ngrohtë nxjerr vlonjatët për shëtitje buzë detit

schedule11:04 - 8 Prill, 2020

schedule 11:04 - 8 Prill, 2020

Me rritjen e temperaturave dhe daljen e diellit, numri i personave që po dalin jashtë edhe në këtë kohë krize po rritet.

ABC News mëson se deri më tani ka pasur lëvizje të konsiderueshme në Lungomare, Vlorë. Si duket moti i ngrohtë dhe me diell i ka nxjerrë vlonjatët jashtë për të bërë shëtitje.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë dalë për të bërë shëtitje përgjatë bregdetit edhe pse lëvizja apo grumbullimi në këtë kohë nuk është shumë e këshillueshme.

Deri më tani, Vlora numëron 5 raste të konfirmuara me koronavirus. /abcnews.al/