Edhe pse drejton fushatën e vaksinimit në botë, Izraeli kthehet në vatrën më të nxehtë të Covid-19

schedule22:23 - 2 Shtator, 2021

schedule 22:23 - 2 Shtator, 2021

Izraeli është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronavirusit në botë, pavarësisht se është vendi që udhëheq fushatën e vaksinimit. Kjo duket të jetë një shenjë paralajmërimi edhe për Britaninë e SHBA-të që po ashtu janë shtetet me nivel të lartë imunizimi.

Statistikat e paraqitura nga Our World in Data tregojnë shifra rekord në Izrael. Vendi numëron 1,892 raste për një milion banorë, thuajse 0.2 për qind e gjithë popullsisë në një ditë të vetme.

Që nga mesi i gushtit vendi ka raportuar vazhdimisht disa nga shifrat më të larta në botë pavarësisht se është një nga shtetet më të vaksinuara në botë. Megjithatë, vaksinat vijojnë të mbrojnë qytetarët nga format e rënda të sëmundjes Covid-19 apo vdekja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!