Dyndje gjyshërish , për të marrë fëmijët në shkolla, pasi orari është i pa përshtatshëm për prindërit që janë në punë.
Sipas një vëzhgimi të kryer nga “ABC” në disa shkolla 9- vjeçare të kryeqytetit prindërit shfaqen në ankth pasi janë në dijeni të një numri të madh nxënësish e mësuesish të prekur nga koronavirusi.
“Për vetë nuk dua t’ja di fare, vetëm fëmijët nuk dua t’i shoh keq. Siç tha edhe ajo… në mos njëri apo tjetri Melkën do ta marrë, edhe mua do të më marrë, tani jam 83 vjeç”, u shpreh një nga gjyshërit.
Përtej frikës së pandemisë rrezik sipas gjyshërve mbeten edhe makinat që kalojnë pranë derës së shkollës.
“Vij dy herë. Një herë e dërgoj një herë e marr. Por këtu nuk dilet nga makina. Këtu duhet të ketë polic sepse makinat kalojnë vend e pa vend”, tregon ai.
Edhe pse kjo zonjë pranon se ka simptoma të dukshme situata në këtë shkollë është e vështirë, pasi mësues e nxënës sipas saj janë prekur nga koronavirusi.
“Kam pasur bllokim në frymëmarrje, nuhatje nuk kam pasur fare, kam qenë shumë keq. Tampon nuk kam bërë. Fëmijët në shkolla kanë dalë me virus. Mësuesja e vajzës time është në shtëpi. Ka shumë raste që kanë dalë me virus dhe nuk është marrë asnjë masë. Frikë kemi, por nuk kemi çfarë të bëjmë , fëmijët i sjellim në shkollë sepse marrin mungesa”, shprehet një qytetare.
Ka nga ata prindër që me një fëmijë në krahë vrapin e kanë tek dyert e shkollave.
“Këtu kam gocën, kam dalë vetë nga puna për të sjellë fëmijën. Me sakrificë mundohemi”, shprehet një tjetër qytetare.
Ndryshe nga fëmijët e tjerë që i pret dikur, të tjerë fëmijë i drejtohen fugonit për të shkuar në shtëpi./abcnews.al/