Read More…

"/>

Edhe ambasadorët, njerëz janë!

schedule13:55 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 13:55 - 17 Dhjetor, 2021

Si të tillë, edhe ata i nënshtrohen ligjit numër një të aktivitetit njerëzor: si gjejnë, bëjnë!

Po po, njeriu është qenia që ndikohet më së shumti nga ambienti ku jeton!

Edhe ambasadorët nuk shpëtojnë dot nga ky ndikim, sepse në fund të fundit, edhe ata njerëz janë. Gabojnë ata që mendojnë se kur një ambasdor karriere emërohet në Shqipëri rrudh buzët dhe mërzitet, përkundrazi, rradha e diplomatëve që duan të punojnë në Tiranë është më e madhe sesa rradha e atyre që duan të punojnë në Paris, në Helsinki apo në Seul!

Arsyeja është e tepër e thjeshtë, përfitimet janë më të mëdha:

  1. Pagës bazë i shtohet një shifër e ndjeshme për vështirësi pune në një shtet me paqëndrueshmëri politike dhe sociale!
  2. Pushtetarët lokalë janë servilë dhe të shantazhueshëm!
  3. Mundësi pa fund “biznesi” për të ndihmuar rrogën!
  4. Dimension mediatik dhe publik, ndërkohë që në vendet e tjera janë thjesht burokratë që nuk i njeh kush!
  5. Shqipëria është vend i bukur, me male, lumenj, liqene dhe dete me peshk të shijshëm!

Me këto që shkrova, nuk dua të snoboj rolin e tyre si përfaqësues së qeverive të vendeve përkatëse, në progresin e vendit të tonë akoma të “hallakatur”, por disa prej tyre haptazi nuk i respektojnë termat e Konventës së Vienës për Shkëmbimet Diplomatike. Disa ambasadorë i japin liri të pakufizuara vetes, duke artikuluar në publik mesazhe politike, okulte apo të drejtpërdrejta, në favor apo kundër një individi apo force partiake. Dakord që ne e kemi shitur sovranitetin tonë për të garantuar lirinë territoriale, por nuk është e nevojshme që ambasadorët këtë të na e shfaqin me kaq shumë arrogancë!

A e dinë politikanët tanë këtë? A e kuptojnë? Sigurisht, madje me dritëshkurtësinë dhe paturpësinë që i karakterizon, mundohen të nxjerrin përfitime politike nga këta ambasadorë!

Ajo që do të duhet të bënin politikanët tanë, është sjellja dinjitoze, luajale dhe institucionale përkundër këtyre zyrtarëve. Ambasadorët nuk janë domosdoshmërisht njerëz që u duhet dëgjuar çdo fjalë. Shpesh ata kanë mendime dhe sjellje mediokre deri edhe banale. Kujtoni gishtin e mesit të ish-ambasadorit të OSBE-së!