Eden Hazard nuk e njeh “El Clasicon”, ky është rekordi i tmerrshëm i belgut

schedule14:02 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:02 - 26 Tetor, 2021

 

Eden Hazard mund të cilësohet me bindje si një nga transferimit më të dështuara në historinë e Real Madridit.

Belgu i baskua “galaktikëve”  nga “Blutë e Londrës” për shifrën e 100 milion eurove, por në asnjë moment nuk e ka justifikuar atë.

I ardhur me bujë, si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë “asgjesuar” atë.

Sulmuesi së fundmi ka regjistruar një rekord të “zi” pasi në 5 “El Clasico” që Real Madridi ka luajtur pasi nënshkroi me të, ende nuk ka debutuar në asnjërën prej tyre.

Në 4 “El Clasicot” e para, Hazard ishte i dëmtuar, ndërsa të dielën e kaluar qëndroi në stol, i sapokthyer nga dëmtimi. r.t/abcnews.al