Eden Hazard e ka marrë vendimin për të ardhmen, Carlo Ancelotti e thotë hapur

schedule13:16 - 14 Maj, 2022

schedule 13:16 - 14 Maj, 2022

Shumë pikëpyetje ka pasur rreth të ardhmes së Eden Hazard. Sulmuesi belg ka pasur pak hapësira te Real Madrid dhe shpesh ka vuajtur prej dëmtimeve.

Këtë verë mendohej se sulmuesi i blerë nga Chelsea për më shumë se 100 milionë euro do të largohej në ndonjë klub tjetër.

Gjithsesi duket se nuk do të ndodhë, nisur nga deklarata e fundit që ka dhënë trajneri Carlo Ancelotti.

“Eden Hazard do të qëndrojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm. Plani i Eden është i qartë, ai dëshiron të tregojë cilësitë e tij sezonin tjetër”, deklaron italiani. / abcnews.al