Vllaznia kryeson kampionatin pas 14 javëve, madje e shkëputur me 9 pikë nga rivalët më të afërt. Askush nuk e priste diçka të tillë, por kuqeblutë në fushë kanë treguar se nuk janë rastësisht në krye.
Harmonia është një nga faktorët kryesorë që e kanë bërë Vllazninë një ekip konkurrues dhe që bën një lojë mjaft të bukur. Këtë element e reklamon edhe trajneri Thomas Brdaric.
Gjermani ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shihet të gjithë futbollistët në rreth duke bërë një ushtrim që mbyllet me brohoritje dhe buzëqeshje. /abcnews.al