ECDC ngre alarmin: Covid-19 po “mbush” sërish spitalet në Evropë

schedule11:24 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:24 - 13 Korrik, 2022

“Nuk ka asnjë dyshim që pandemia nuk ka përfunduar dhe se kjo nuk është koha për ta lëshuar situatën.” Kështu është shprehur ditën e sotme drejtoresha e Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Andrea Amon.

Deklaratat Amon i bëri nga Komiteti i posaçëm i Parlamentit Evropian për koronavirusin. Ajo vuri në dukje se ka ende njerëz të rrezikuar nga format e rënda të sëmundjes, të cilët “duhet t’i mbrojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Edhe qëllimi i të gjitha përpjekjeve të vaksinimit është parandalimi i formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes, dhe ajo që kemi parë deri tani është se vaksinat aktuale janë ende efektive kundër sëmundjeve të rënda,” tha zonja Amon.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se në tre javët e fundit është parë një rritje të numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital dhe përsëriti rekomandimin e ECDC dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) bërjen e dozave përforcuese për ata që janë mbi 60 vjeç ose në kategori rreziku.

 “Nuk e dimë ende se cila do të jetë situata epidemiologjike në vjeshtë, cili variant do të qarkullojë”, theksoi ajo,  duke shtuar se është e rëndësishme që shtetet të përgatisin një sistem mbikëqyrjeje sistematike dhe të fuqishme jo vetëm për koronavirusin por edhe për sëmundje të tjera respiratorë , në radhë të parë për gripin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!