Eagles triumfojnë në Super Bowl/ Skuadra nga Philadelphia mundi 40-22 Kansas City Chiefs

schedule12:42 - 10 Shkurt, 2025

schedule 12:42 - 10 Shkurt, 2025

Gjithçka ishte e pritshme. Me presidentin Donald Tramp si tifozin special, yjet e sportit dhe spektaklit në tribuna dhe performancën magjike të Kendrik Lamar në pushimin mes pjesëve.

Por askush nuk e kishte menduar dominimin e Philadelphia Eagles në finalen e Super Bowl.

“Shqiponjat” triumfuan në eventin më të madh të sportit amerikan të mbajtur në “Caesar Superdom”, duke mundur kampionët në fuqi të futbollit amerikan Kansas City Chiefs.

Të udhëhequr nga dy yjet Patrick Mahomes dhe Trevis Kelce, skuadra nga Missuri shihej si favorite absolute.

Por këo pritshmëri u rrëzuan në fraksionin e parë të ndeshjes, të luftuar në çdo metër të fushës, por që Eagles e mbyllën në epërsi me rezultatin 7-0.

Në fraksinin e dytë, skuadra nga Philadelphia nisi dominimin e saj, falë hedhjeve të sakta të Jalen Harts dhe shpërthimeve të yllit tjetër Saquon Barkley.

Me dy touchdoën dhe tri pikë të tjera, Eagles u kthyen në pushimin e ndeshjes me rezultatin 24-0.

Kjo diferencë u thellua deri në 34-0 me rinisjen e sfidës, ndërsa reagimi i Chiefs ishte I vonë dhe i dobët, duke u dorëzuar në fund me rezultatin përfundimtar 40-22.

Festa ishte e gjitha për Philadelphia, që merr revanshin për finalen e humbur në vitin 2022, ndërsa sipas mediave amerikane mbyll ciklin e dominimit të Kansas City Chiefs në futbollin amerikan.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!