E vrau babai, Stresi kujton miqësinë me Albert Krasniqin: Kush të ka njohur të ka dashur

schedule09:18 - 28 Janar, 2021

schedule 09:18 - 28 Janar, 2021

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Kosovë, ku Albert Krasniqi u vra me armë gjahu nga i ati i tij, Skënder Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se shumë i prekur nga gjithçka çfarë ka ndodhur.

“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta Albert! Kjo bote është e flliqt shihemi ne boten tjetër. Zoti Është i Madh”, ka shkruar reperi në Instagram, duke kujtuar Krasniqin.

Kujtojmë që Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi me armë në mes të Prishtinës, reperin e njohur Noizy.

LEXO EDHE: Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës, kush është i riu që u vra sot nga babai

Ai gjithashtu kishte miqësi me shumë prej Vipave të showbizit shqiptar.l.k/abcnews.al