E vështirë me Turqinë, por e pamundur pa të!

schedule09:54 - 12 Gusht, 2022

schedule 09:54 - 12 Gusht, 2022

Nga Ivo Daalder, Politico.eu

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Gjatë muajit të kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u fotografua duke u kapur për dore me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin iranian Ebrahimi Raisi – dy nga armiqtë e paepur të Perëndimit.

Pastaj, vetëm disa ditë më vonë, ai u pa gjithashtu pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për të nënshkruar  një marrëveshjeje që do të lejonte eksportet ukrainase të drithërave të kalojnë tranzit në Detin e Zi.

Erdogan është zuzar dhe hero, ashtu siç i pëlqen të jetë presidentit  turk, por kjo e bën një aleat shumë të ndërlikuar. Rëndësia strategjike e Turqisë për NATO-n është e qartë. Gjeografikisht, vendi ndodhet përgjatë jugut të Detit të Zi, duke përfaqësuar një urë midis Europës dhe Azisë – me Lindjen e Mesme në jug, Azinë Qendrore në lindje dhe Kaukazët në veri.

Dhe për vendet që kufizohen me Detin e Zi, ngushticat turke ofrojnë të vetmen rrugë ujore drejt Egjeut, Mesdheut dhe oqeaneve përtej.  Politikisht, Turqia është vendi më i madh mysliman në NATO dhe mund të jetë një bashkëbisedues i dobishëm me botën arabe dhe persiane.

Dhe ndërsa diplomacia e saj mund të jetë shkatërruese, lidhjet e ngushta të Ankarasë me kaq shumë lojtarë kyç i japin asaj peshë politike – siç nënvizoi së fundmi marrëveshja e grurit të Ukrainës.

Së fundmi, ushtarakisht, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, me përvojë luftarake kundër armiqve të brendshëm dhe kërcënimeve të jashtme. E megjithatë, me kalimin e viteve, Ankaraja vështirë se ka qenë një aleate e besueshme.

Lista e saj e veprave është e gjatë, disa prej të cilave datojnë dekada më parë – si pushtimi i paligjshëm i Qipros në vitin 1974 dhe konfrontimet e vazhdueshme me Greqinë në Egje.

Por presidenca e Erdoganit i ka çuar pretendimet e Turqisë në një nivel krejtësisht të ri. Në vend,  ai është përpjekur të përmbysë opozitën, ka burgosur kundërshtarët e tij dhe qeveria e tij ka burgosur më shumë gazetarë se çdo tjetër në botë, raporton abcnews.al.

Është gjithashtu i vetmi vend i NATO-s i renditur si “jo i lirë” nga Freedom House.

Megjithatë, meqenëse ky kualifikim është shqetësues, trazirat e brendshme dhe sundimi autokratik nuk janë asgjë e re për një vend që ka parë të ndodhin katër tentativa për grusht shteti ushtarak që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Përkundrazi, është sjellja gjithnjë e më e çrregullt e Turqisë jashtë vendit që e ka vënë në pikëpyetje statusin e saj si një aleat i besueshëm. Erdogan nuk është i vetmi lider i NATO-s që ka marrëdhënie të mira me Putinin.

Kini parasysh ish-kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi disa vite më parë, ose kryeministrin hungarez Viktor Orban sot. Megjithatë, ai është i vetmi lider i NATO-s që ka blerë raketa të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Rusia, në vend që të blejë pajisje perëndimore që mund të integrohen në rrjetin e mbrojtjes ajrore të NATO-s, raporton abcnews.al.

Ai është gjithashtu i vetmi lider i NATO-s – megjithëse jo i pari që kërcënon një aleat ushtarakisht, siç bëri disa javë më parë në një serë postimesh në Twitter. Brenda NATO-s, Erdogan ka qenë gjithashtu përçarës, duke përdorur shpesh mbështetjen e Aleancës për të arritur synimet e tij ose të bllokojë marrëveshjen.

Ndryshe nga pothuajse të gjithë aleatët e tjerë, Turqia është e kënaqur që po përdor veton e saj, duke qëndruar e vetme në përpjekje për të marrë atë që dëshiron. Për shembull, e mërzitur nga veprimet ushtarake izraelite kundër një anijeje furnizimi turke që përpiqej të thyente bllokadën e Gazës, Ankaraja bllokoi bashkëpunimin e NATO-s me Izraelin për vite me radhë.

Duke këmbëngulur që NATO ta konsiderojë kërcënimin e terrorizmit kurd si një kërcënim për NATO-n, Erdogan bllokoi gjithashtu miratimin e planeve të emergjencës së Aleancës për të mbrojtur Poloninë dhe shtetet baltike.

Dhe vetëm pak javë më parë, Turqia përdori edhe një herë veton e saj, këtë herë për të bllokuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Ankaraja ende mban kartën përfundimtare nëse dhe kur dy vendet nordike do ti bashkohën aleancës.

Por tani, pas refuzimit të Erdoganit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, disa kanë filluar të argumentojnë se ka ardhur koha për të pezulluar ose për  ta larguar Turqinë nga aleanca.

Ka disa probleme me këtë propozim, megjithëse – njëra praktike, tjetra strategjike. 

Nga vetë natyra e tij, vetë parimi i konsensusit që Turqia e ka shfrytëzuar me sukses për qëllimet e veta e bën të pamundur pezullimin ose largimin e saj nga NATO pa marrëveshjen e Ankarasë.

Ndërsa Turqia mund të tërhiqet nga NATO në çdo kohë – siç bëri Franca nga struktura e saj ushtarake në vitin 1966, aleancës do t’i duhej një konsensus për të larguar një anëtar, raporton abcnews.al.

Ekziston gjithashtu një arsye strategjike për ta mbajtur Turqinë në NATO dhe për të përdorur diplomacinë, bindjen dhe presionin për ta bërë Ankaranë të lëvizë topin: brenda ose jashtë, Turqia ka një vend strategjik jetik për Aleancën, me lidhje të ngushta me Lindjen e Mesme dhe Kaukazet që asnjë aleat tjetër nuk i ka.

Ajo, nganjëherë, luan një rol të dobishëm në bashkimin e palëve të kundërta, siç në marrëdhëniet e saj me Kievin dhe Moskën. Dhe mundet dhe ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në mbrojtjen e përbashkët të Aleancës Atlantike.

Me fjalë të tjera, Turqia është një aleat me të cilin është gjithnjë e më e vështirë të jetosh dhe pothuajse e pamundur të jetosh pa të.

Ose, siç tha ish-presidenti i SHBA-së Lyndon Johnson për drejtorin e FBI-së J. Edgar Hoover, “Ndoshta është më mirë ta kesh atë brenda alenacës  të inatosur, sesa jashtë saj.”

/abcnews.al