Kampioni i Botës me Francën, Hugo Lloris, kaloi shtatë orë të mira në qeli mëngjesin e të premtes. Shkak u bë testi i alkoolit që u detyrua të bënte rreth orës 2:30 të natës në Britani, çka rezultoi se portieri i njohur po i jepte makinës në gjendje të dehur.
Më pas, kapiteni i Tottenham-it u dërgua në stacionin e policisë Charin Cross dhe pasi i morën shenjat e gishtërinjve u dërgua në qeli. Francezi u lirua me kusht, por është i detyruar të paraqitet më 11 Shtator para gjykatës.
Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve kur po kthehej në shtëpi në këmbë. Gjithashtu, ai nuk u stërvit me shokët e skuadrës të Premten.
Lloris ishte duke festuar me disa miq të tij në kombëtaren franceze, Giroud dhe Koscielny, në një restorant në Mayfair. Përpara se të largoheshin ata shkrepën edhe një fotografi së bashku.
/abcnews.al