Teuta-Tirana është ndeshja më e fortë e javës së 29 të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kërkojnë të fitojnë dhe të rikthehen në garë për titullin, me durrsakët, që kryesojnë dhe janë në formë gjatë javëve të fundit.
Lorenco Vila ka qenë një nga pikat më të forta të tyre, por nuk do të jetë i gatshëm ndaj Tiranës të premten në stadiumin “Niko Dovana”. Talenti i sulmit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, çka e detyron të qëndrojë jashtë për këtë sfidë, si i pezulluar.
Mungesë e madhe për Teutën kjo e sulmuesit, i cili ka qenë heroi i durrsakëve ndaj Tiranës në dy ndeshjet e shkuara. Betejat e luajtura në Pogradec e Durrës janë mbyllur të dyja me shifrat 1-0 për Teutën dhe të dy golat i ka shënuar Vila, autor i 7 rrjetave këtë sezon. /abcnews.al