E sfidoi duke pirë ujë nga çezma, Tabaku i përgjigjet Ramës

schedule19:00 - 22 Prill, 2022

schedule 19:00 - 22 Prill, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sfidoi duke pirë ujë nga çezma.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se Rama lodhet kot me propagandën, ndërsa shton se nëse uji është 24 orë në Tiranë, pse bashkia blen 200,000 euro ujë të pijshëm në vit për stafin.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku, ndërsa ka publikuar gjithashtu edhe dokumentin.

Lexo edhe: VIDEO/ Rama sfidon hapur Tabakun, pi ujë nga çezma: Jorida, për të mira

Sikurse i premtoi nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në kanalin e tij në Tik-Tok u shfaq duke pirë ujë nga çezma. Kreu i qeverisë piu ujë në Tiranë, por edhe në Lezhë, për t’i vërtetuar në këtë mënyrë Tabakut se është i pijshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Debati lindi në seancën e fundit të Kuvendit, pasi Jorida Tabaku tha se qytetarët detyrohen të blejnë ujë. g.v/abcnews.al