E rrallë në Angli/ Arbitri tërbohet keq me lojtarin, merret vendimi për të

schedule17:43 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:43 - 18 Shkurt, 2021

Përgjithësisht ndodh të shohim acarim të lojtarëve ndaj vendimeve të arbitrit kryesore, por e kundërta ka ndodhur në Angli këtë mesjavë. Luhej ndeshja Ipswich-Northampton, e vlefshme për League Two, ndryshe divizioni i katërt i futbollit ishullor.

Në një moment, ekipi vendas, pjesë e të cilëve është edhe Armando Dobra, pretendoi për një penallti. Lojtari i ekipit vendas, Alan Judge protestoi ashpër te kryesori Darren Drysdale, por ky i fundit iu kthye keq.

Palët u përplasën kokë më kokë, veprim që i ka kushtuar arbitrit kryesore. EFL ka vendosur ta pezullojë dhe dueli Southend-Bolton, që ishte llogaritur të arbitrohej nga Drysdale, do të gjykohet nga një tjetër arbitër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!