“E respektoj Ramën por bën shumë faulle”, Meta “thumbon” kryeministrin nga Shkodra

schedule22:42 - 7 Mars, 2020

schedule 22:42 - 7 Mars, 2020

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar ndeshjen por edhe kryeministrin Rama.

Një prej gazetarëve i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist. Meta u shpreh se e respekton si ish- basketbollist, por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

Pyetje: E respektoni kryeministrin si ish-sportist?

Meta: Unë i respektoj, edhe ISH-kryeministrin, megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll, dhe për fat të keq në politikë, bën edhe më shumë faulle se në basketboll.

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën, por kuqezi.

Pyetje: Tifoz i Vllaznisë apo Tiranës?

Meta: Kuq e zi, të dyja ekipet ishin në rregull. Të dyja ekipet kaun një element të përbashkët, ngjyrën blu.

Meta theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por edhe të gjithë sporteve të lojërave me dorë në Shqipëri.

“Ishte ndeshje shumë  bukur, arrita të kuptoj se ku ndodhet basketbolli ynë, ka nevojë për më shumë mbështetje në infrastrukturë, dhe jam shumë i lumtur që pashë edhe shumë gra e vajza. Kjo është arsye më shumë që ti mbështesim më shumë lojërat me dorë, sepse janë jashtëzakonisht tërheqëse për të gjithë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!