E rëndë në Greqi, fëmija shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte në oborrin e shtëpisë

schedule17:24 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:24 - 12 Korrik, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte, raporton abcnews.al.

Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.

Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!