E rëndë, gjendet i vrarë me armë zjarri një 13 vjeçar në Kurbin

schedule07:45 - 30 Korrik, 2021

schedule 07:45 - 30 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një 13 vjeçar është gjetur i vrarë.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gernac Malësi në Kurbin, ku i mituri me mbiemrin Keqi është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në afërsi të një banese disa fëmijë që kanë qenë duke lozur dhe kanë gjetur një armë ku shkrepja e saj ka rezultuar fatale për 13 vjeçarin.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.e.su./abcnews.al