E rëndë, babë dhe bir vdesin brenda pak orësh

schedule15:16 - 18 Prill, 2023

schedule 15:16 - 18 Prill, 2023

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në zonën e Agrinios, ku një 39 vjeçar dhe babai i tij 77 vjeç kanë humbur jetën për shkaqe natyrale, brenda 12 orësh.

Mediat shkruajnë se 39-vjeçari Apostolos Mavrelis, i cili vuante nga një problem kronik shëndetësor, ka ndërruar jetë ditën e hënë të Pashkëve, duke futur në zi familjen e tij dhe duke shkaktuar pikëllim tek ata që e njihnin.

Rreth 12 orë më vonë, në orët e para të së martës së 18 prillit, babai i tij Nikolaos Mavrelis, i cili gjithashtu vuante nga probleme shëndetësore, dha frymën e fundit në moshën 77-vjeçare, duke përfunduar tragjedinë familjare.

Varrimi i 39-vjeçarit Apostolos Mavrelis u bë mesditën e së martës në Kishën e Shenjtë të Agios Georgios Agrini, ndërsa varrimi i 77-vjeçarit Nikolaos Mavrelis do të bëhet më vonë, në orën 16:00, në të njëjtin vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!