TRAGJIKE/ E reja shtatëzënë tenton të vetëvritet duke u hedhur nga pallati, vdes foshnja në bark

schedule13:03 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:03 - 3 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kopaçëz të Delvinës.

Një 24 vjeçare i ka tentuar të helmohet fillimisht me helm për dhelprash, ndërsa kur ka parë se nuk ka bërë efekt, është hedhur nga dritarja e shtëpisë me qëllim vetëvrasjen duke marrë dëmtime të renda.

E reja është dërguar në spital, por mjekët kanë konstatuar se ajo ishte shtatzënë 28 javëshe dhe fëmija i ka ndërruar jetë në bark.

Mësohet se 24 vjeçarja është duke u transportuar me helikopter ne drejtim të Tiranës.  /abcnews.al