Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e mërkurës, qytetin e Durrësit. Burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë pas krimit autori është shoqëruar në polici duke dhënë dëshminë e tij. Prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve kishin konflikte të herëpashershme, por ajo që e çoi ngjarjen me pasojë vdekjen e Hajdije Tosunit ka qenë një debat i çastit.
Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musai autori ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për çështjen e dyqanit.
“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni përballë oficerëve.
Ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Durrës, ka tronditur opinionin publik, pasi ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve të krimit në familje./abcnews.al