“E presim 6-mujorin e dytë me optimizëm”, Rama: Ky është skenari i qeverisë për vaksinimin

schedule19:02 - 18 Janar, 2021

schedule 19:02 - 18 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot nga Kuvendi, planet e qeverisë për mënyrën e vaksinimit të popullsisë për koronavirusin. Rama shpjegoi se qeveria ka tre skenare, ndërsa shtoi se ai më ambiciozi është që të gjitha grupmoshat të jenë vaksinuar brenda 14 muajve.

Skenari i mesëm është që vaksinimi të kryet në 18 muaj, dhe rasti i fundit, që gjithçka të kryet në 24 muaj. Kreu i qeverisë theksoi se do të bëhet gjithçka që të shkohet me skenarin e parë.

“Kemi nevojë që të garantojmë të gjitha sasitë, për planin kombëtar. Vaksinimi i gjithë kategorive dhe moshave në 14 muaj. Skenari i mesëm, në 18 muaj. Skenari i tretë, 24 muaj. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë. Me votimin sot, hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes në parim, mund të porosisim sasi të tjera edhe drejtpërdrejt nga Pfizer. E kemi garantuar me marrëveshjen e firmosur nga të dyja palët. Dua ta nënvizoj që, Pfizer bëri një deklarim publik që ka krijuar pakënaqësi, për shtyrjen me një javë të gjitha angazhimet e veta, në raport me vendet ku është angazhuar. Për të rritur prodhimin, duke bërë një frenim të përkohshëm për arsye logjistike.”

Rama vijoi gjithashtu edhe me kritikat e tij nga BE, dhe mënyrës sesi po trajtohet procesi i shpërndarjes së vaksinave.

“BE, nuk pa përtej kufirit të vetvetes. E la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajon në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Kjo ka bërë që sot, veç Shqipërisë dhe Serbisë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka filluar me vaksinimin. Akoma nuk ka filluar furnizimi përmes COVAX. Flitet se do nisë së shpejti, por nuk dihet kur.”

Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se me rritjen e numrit të personave të vaksinuar, mund të shihet me optimizëm gjashtëmujori i dytë i këtij viti që sapo ka nisur.

“Vaksinimi ka dy efekte, një drejt te ai që vaksinohet, e dyta këputja sistematike e infektimit. Sipas studimeve të bëra, rritja e përqindjes së individëve të vaksinuar, sjell një ulje të vazhdueshme, thuajse simetrike të të prekurve…Një numër të shumëzuar për dy, shpesh për tre. Kjo na jep mundësi që ta shohim me optimizëm gjashtë mujorin e dytë të këtij vitiMomentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë, 10,700 në do ndjekim të njëjtin proces si në vendet e tjera, për të hequr çdo sëkëlldi të krijuar…” s.b/abcnews.al/