E premtja e zezë/Një viktimë dhe 8 të plagosur nga aksidentet

schedule19:33 - 20 Prill, 2018

schedule 19:33 - 20 Prill, 2018

Një viktimë dhe 8 të plagosur është bilanci i aksidenteve që kanë ndodhur në orët e fundit. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Të premten ndodhën disa aksidente me viktima dhe të plagosur.

Në orët e pasdites një autobus u përplas me një karroatrec në aksin Milot-Rubik. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Skuraj dhe nga përplasja mbetën të plagosur tre persona.

Një 55 vjeçare u godit nga një automjet në segmentin rrugor Elbasan – Metalurgji. Mjeti nuk ndaloi, por u largua nga vendi i ngjarjes.

Për Shpëtime Tufën, gruan e aksidentuar, po kujdesen mjekët, por ende se ka kaluar rrezikun për jetën. Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin që shkaktoi aksidentin 45 vjeçarin Julian Hida.

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur me motor me murin rrethues të një banese në fshatin Orman të Korçës. Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.

Më herët një tjetër aksident ndodhi në rrugën Bajram Curri- Fierzë.  Për pasojë gjeti vdekjen një pasagjer 64 vjeçar, kurse fëmija 7 vjeçar dhe vëllai i viktimës u dërguan neë spitalin e Traumës në Tiranë.

Njëri nga drejtuesit u  ndalua nga policia e Tropojës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!