Kryeministri i Kosovës ka marrë sërish fjalën në seancën e jashtëzakonshme plenare që mbahen në parlament, për shkak të situatës në veri.
Kurti tha se vërtetë kryetarët e rinj të komunave në veri nuk kanë legjitimit, por legaliteti është aty, ndërsa serbët e Listës Serbe kanë “0” legjitimitet, përkundër 3% të kryetarëve që janë zgjedhur.
Ai tha braktisja e institucioneve janë veprime të gabuara për qëllime të këqija, ndërsa janë ata që duhet të mbajë pasojat, duke shtuar se pushteti në Kosovë merret vetëm me votë dhe jo me dhunë.
Në lidhje me ndërkombëtarët, ai u shpreh se ata japin këshilla dhe rekomandime për jo urdhra dhe sipas tij ata nuk do duhet ta respektojnë vendin e tyre më pak sesa e bëjnë partnerët e tyre.
Kryeministri shtoi se Serbia e ka fokusuar të gjithë pushtetin në një numër të vogël serbësh në veri të Kosovës.
Pjesë nga fjala e Kurtit:
Kryetarët aktual është e vërtetë që janë larg legjitimitetit të plotë, për shkak të daljes së pakët në zgjedhje që erdhi për shkak të Beogradit.
Jam i vetëdijshëm që dalja ka qenë 3.5% dhe është larg legjitimiteti. Legaliteti është aty.
Vetëm se ata që po na kritikojnë ne nga Beogradi për legjitimitetin, ata vetë nuk kanë farë legjitimitet. Serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin 0.
Të mos harrojmë që bojkotin, braktisja e institucioneve janë veprime të gabuara me qëllime të këqija dhe duhet ta bartin ato pasojën.
Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje dhe jo me dhunë. Nuk është kjo protestë në veri për zgjedhje të reja, këto janë protesta me kryqin me 4 “S” dhe “Z”. Protestave të njerëzve që adhurojnë Millosheviçin dhe Putin dhe paguhen nga Beogradi.
Ndërtesat nëse nuk janë për kryetarët, për çfarë janë. Nuk ka kuptim të krijojmë zyra paralele atje.
Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme te ndërkombëtarët. Ata japin këshilla dhe rekomandime dhe jo urdhra.
Urdhra jepen për brenda shtetit tonë, ndaj ne nuk do duhej të respektojnë shtetit më pak se sa e bëjnë partnerët tanë.
Policia e Kosovës është më profesionale në Rajon që shërben në shtetin me demokratik në Rajon. Ndaj situatat janë të pakrahasueshme me vendet e tjera.
Tani unë karshi demokratëve jam demokrat, përballë ekstremistëve shovanist , nuk mund të jem vetëm demokrat, duhet të jesh edhe sovranist.
Më tej, ne e dimë që situata në veri, e cila është tensionuar dhe është e rrezikshme, nuk ka qenë as para dy javëve, as para dy vjetëve, as para 20 vjetëve normale.
Për bindjen time në verën e vitit 199, regjimi i Millosheviçit ka qenë në mesin e një zgjedhje, duke pasur dy rrugë, ose pak pushtet për të gjithë serbët në Kosovë ose i gjithë pushteti në pak serbë në një pjesë të Kosovës, dhe zgjodhën këtë të dytën.r.t/abcnews.al