“E plagosi në dhomën e ndenjes”, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen

schedule14:42 - 12 Gusht, 2022

schedule 14:42 - 12 Gusht, 2022

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një 22-vjeçare plagosi Princ Valentino Corleone. Ndërsa, sot Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës Anita Syla.

LEXO EDHE:Bashkëjetonin prej kohësh, kush është 22-vjeçarja që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri, pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Anita Syla, e cila ka qenë e njohur edhe më herët për publikun, pasi ka pasur probleme me këngëtaren Morena Taraku. Madje, ajo e quante veten si “Vajza e Corleones” dhe ishte bërë shpeshherë pjesë e showbizit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!