E plagosën dhe bëri deklarim të rremë në polici, gjykata e Vlorës vendos për Ergys Likajn

schedule11:07 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:07 - 1 Qershor, 2021

Gjykata e Vlorës ka vendosur të dielën detyrim paraqitje për Ergys Likaj i cili mbeti i plagosur pas një konflikti me 18-vjeçarin Ersiljo Mataj. Mësohet se seanca është drejtuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni.

Lexo edhe: Zbardhet misteri i plagosjes së 39-vjeçarit në Vlorë, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Ndërkohë autori i plagosjes, 18-vjeçari Ersiljo Mataj është shpallur në kërkim.

Lexo edhe: Zbulohet emri i vlonjatit që u plagos me armë

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. 39-vjeçari pas konfliktit është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur me armë zjarri dhe më pas u arrestua nga policia për shkak se bëri deklarim të rremë duke thënë se është vetëplagosur aksidentalisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!