E pazakontë/ Ndahet nga burri, martohet me djalin e tij

schedule09:16 - 13 Gusht, 2020

schedule 09:16 - 13 Gusht, 2020

Marina Balmasheva është 35-vjeçe dhe është martuar me 20-vjeçarin Vladimir Savjarin.

Diferenca prej 15 vjetësh në moshë është më pak e pazakonta në lidhje me këtë çift rus. Deri vonë, Marina ishte njerka e Vladimirit.Pasi ajo ishte martuar me babanë e Vladimirit, Alexei, i cili tani e akuzon për joshjen e djalit të tij.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë sjell jeta, ose kur do të takoni personin pranë të cilit do të shkëlqeni”, ka shkruar Marina në Instagram.

Ish-burri i saj foli për këtë marrëdhënie të çuditshme në një shfaqje televizive.

Ndërsa djali i tij, Vladimir nuk kishte një të dashur para marrëdhënies me ish-njerkën e tij, me të cilën së fundmi është martuar dhe po pret një pasardhës./abcnews.al