E pazakontë: Ermal Fejzullahu tregon sa pasaporta ka dhe numrin e fluturimeve që ka realizuar

schedule09:38 - 4 Maj, 2021

schedule 09:38 - 4 Maj, 2021

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më aktiv të skenës. Ai është mjaft i kërkuar në koncerte, dasma e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.

I ftuar në emisionin “Nin”, Ermali ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjell ajo në mos mbajtjen e koncerteve.

Ndër të tjera, këngëtari ka zbuluar një detaj shumë interesant rreth udhëtimeve në vendet e ndryshme ku ka performuar.

“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, u shpreh Ermali duke surprizuar me numrin e madh të fluturimeve të cilat i ka numëruar gjatë kësaj kohe së karantinës./abcnews.al