Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

schedule16:31 - 10 Nëntor, 2025

schedule 16:31 - 10 Nëntor, 2025

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!