Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E pandershme”, Alban Xhaferi shigjeton Olsi Ramën: Ju mundnim 30-0 me tifozë

schedule08:12 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 08:12 - 14 Dhjetor, 2020

Vllaznia-Partizani nuk ishte një duel që zgjati vetëm 90 minuta. Në fushë shkodranët fituan me rezultatin minimal 1-0, ndërsa pas ndeshjes drejtori i të kuqve, Olsi Rama, u shpreh se ishte e pandershme ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit.

“Nuk është e drejtë dhe e ndershme. Ne luajmë në stadiumin tonë me 20 vetat që lejon Federata. Këtu nuk e di sa ishin, 500 apo 600. Të gjithë i kërkonin me presion llogari arbitrit dhe në momentin ne golit ishte një atmosferë si në një ndeshje normale.

Më duket jo normale që të lejohen gjithë ata tifozë në stadium. Ne do të zbatojmë protokollin si të gjithë të tjerat. Po të jetë ashtu po bëjmë edhe ne kërkesë. Le të lënë dhe Partizanin të luajë me kaq tifoz, jam dakord unë, nuk kam ndonjë problem.

 

Foto e tribunes se stadiumit “Loro Borici” gjate ndeshjes Vllaznia-Partizani

Le të rrinë tifozët, 1 në 5 karrige, 1 në 10 karrige, si të duan. I përshëndes edhe tifozët e Vllaznisë”, tha Rama mes të tjerash para mediave, ndërkohë që një përgjigje ai e ka marrë nga sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Mes titujve të shumtë në gazetën sportive “Panorama Sport”, dallohet edhe një citim thumbuese i Xhaferit: “Po të kishim fansat, do t’ju mundnim 30-0”. Sigurisht në kampin e kuq nuk do e presin mirë këtë deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!