“E pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt”, çfarë po paralajmëron Rama?

schedule21:47 - 27 Janar, 2022

schedule 21:47 - 27 Janar, 2022

Edi Rama mbrëmjen e sotme paralajmëroi një lëvizje të Shqipërisë në politikën ndërkombëtare që e cilësoi të pabesueshme.

Sali Berisha sot nga seanca plenare në Kuvend kërkoi që Shqipëria të furnizojë Kievin me fishekë dhe municione, por kryeministri i quajti dokrra këto deklarata.

“Të jeni të sigurt që sot Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë. Dëgjova sot ca dokrra lidhur me Ukrainën apo ku di unë.

Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë” tha ai.

/ Abcnews.al