E njoftoi më parë “Abc News”, ISHP konfirmon 4 raste me koronavirus në fasonerinë e Tiranës

schedule13:06 - 1 Maj, 2020

schedule 13:06 - 1 Maj, 2020

ISHP ka konfirmuar katër raste pozitive me koronavirus në fasonëritë e Tiranës.

Kjo është hera e parë që ISHP jep detaje në lidhje me të infektuarit me koronavirus në Tiranë duke theksuar se bëhet fjalë për punonjës të fasonerive. Mësohet se fasoneria është mbyllur pas konfirmimit të 4 rasteve me koronavirus.

ISHP ka konfirmuar lajmin e dy ditëve më parë të abcnews.al ku u njoftuan pikërisht disa raste pozitive me koronavirus në një fasoneri në Tiranë.

Kryeqyteti ka deri më tani 100 raste aktive me koronavirus, ndërsa lajm i mirë është se Vlora, Durrësi, Korça, Kavaja, Rrogozhina, Tropoja dhe Lezha kanë dalë tashmë nga harta e COVID, ku të gjithë rezultojnë të shëruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!