E ngarkuara e SHBA-së në Tiranë vlerëson policinë për luftën e terrorizmit

schedule16:25 - 25 Prill, 2019

schedule 16:25 - 25 Prill, 2019

Institucionet shqiptare kanë bërë punë shumë të mirë në luftën kundër terrorizmit. Vlerësimin e bëri e  ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Ones gjatë një eventi ku nënvizoi se policia shqiptare po ndërton një emër, si një nga policitë më të mira në Evropë.

Të ulur në një tryezë për të diskutuar për luftën kundra terrorizmit e ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë , Leyla Moses-Ones së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë i Shtetit, Ardi Veliu kanë folur për punën e mirë që ka bërë policia shqiptare në luftën kundra terrorizmit.

Ambasdorja e SHBA-së në fjalën e saj foli edhe për arrestimin e Bledar Ibrahimit, profesorit nga qyteti i Elbasanit që ishte betuar si ushtar ISIS, si një tregues që flet për një punë cilësore nga ana e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu u shpreh se është bërë një punë e mirë në luftën kundra terrorizmit. Në përmbyllje të fjalës së tij Ardi Veliu u bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë dyshime që fëmija e tyre ndjek faqe me përmbajtje terroriste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!