Një tjetër media prestigjioze ka shkruar për Shqipërinë turistike. Gazeta e njohur franceze “L’Est republicain” e cilëson tokën e “shqiponjave” si të mrekullueshme.
Shkrimin e ka publikuar në rrjetin social “facebook” është kryeministri Rama i cili shkruan se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur vendin tonë nga janari dei në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Postimi i Ramës:
? “Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta e njohur franceze ?? “L’Est républicain”, aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike ⛰️?️?⛵??
??❤️ Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ✈️???? /abcnews.al