E moshuara 104-vjeçare në Itali fiton “luftën” me koronavirusin

schedule08:41 - 6 Prill, 2020

schedule 08:41 - 6 Prill, 2020

Një grua 104-vjeçare italiane, e cila i ka mbijetuar Gripit Spanjoll në vitin 1918 është bërë personi më i vjetër në moshë që i mbijeton koronavirusit. Ada Zanusso filloi të mos ndihej mirë në shtëpinë e kujdesit në Biella, Italia veriore më 17 mars, tetë ditë pasi qeveria të fuste vendin në karantinë.

Më pas, e moshuara rezultoi pozitive për Covid-19 pasi filloi të kishte të vjella, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, shkruan abcnews.al

Djali i saj, Giampiero:

“Dyshoja se kishte virusin për shkak të rasteve që ishin konfirmuar tek shtëpia e kujdesit. Për fat të keq aty ndodhën edhe disa vdekje.”

Nga ana tjetër, Carla Furno Marchese, mjekia që kuroi 104-vjeçaren u shpreh për mediat se e moshuara tashmë është mirë dhe nuk po qëndron më në shtrat.

“Ajo nuk e ka humbur kthjelltësinë dhe inteligjencën e saj. Shërimi i saj është një gëzim i madh për ne dhe një shenjë shprese e mirë për të gjithë ata që vuajnë në këto ditë të vështira,” shtoi Marchese.

Lajmi i mirë vjen në një kohë që autoritetet italiane njoftuan ditën e djeshme se së shpejti mund të fillojnë të lehtësojnë masat shtrëguese, pasi numri i vdekjeve ditore nga Covid-19 po bie. /abcnews.al/