Ka humbur jetën i infektuari i parë me koronavirus nga Gjirokastra.
Gazetari Orges Sako tha për “ABC News” se 68-vjeçari ka qenë në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi vuante nga sëmundje ceroze.
Gjatë ditës së sotme është nxjerrë nga Infektivi me autoambulancë, për t’u transportuar në banesën e tij në Gjirokastër. “Gjatë transportit, mësohet se ka humbur jetën në aksin rrugor të Lushnjes drejt Gjirokastrës. Sakaq infektimin e ka marrë në Tiranë”, raportoi gazetari. /abcnews.al/
Më tej theksoi se viktima ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.