Policia e Vlorës ka arrestuar Saimir Hysaj, babanë e 17-vjeçares, e cila tentoi vetëvrasjen, ngjarje e ndodhur të hënën në lagjen “Kushtrimi”.
Në gjendje të lirë, është proceduar gjyshi i saj.
Mësohet se vajza jetonte me gjyshërit dhe nuk pranonte të jetojne me familjen e re që babai i saj kishte krijuar, pas divorcit me të ëmën.
Babai i së miturës akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Ndërsa gjyshi i të miturës, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit me të cilën ka tentuar të vetëvritet mbesa e tij.
Shtetasja e mitur ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al



