Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Saimir, babai i 17 vjeçares që tentoi vetëvrasjen pak ditë më parë.
Ai akuzohet për veprën penale” Dhuna në familje” dhe “ Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43 vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17 vjeçarja qëlloi veten me pistolete në banesën e gjyshit të saj duke marrë plagë në kokë ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në procedim penal është edhe gjyshi i vajzës ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen dhe gjetjen e armës , e cila sipas bluve të Vlorës dyshohet se është fshehur nga familjarët./abcnews.al



