Një e mitur pasi ka marrë makinën e prindërve është kthyer në një rrezik të madh në rrugët e Pirgos në Greqi.
Sipas asaj që raporton Prototema, një e mitur ka marrë fshehurazi makinën e prindërve dhe ka filluar të ecë nëpër rrugë, trotuare ku dhe ka plagosur një person.
E mitura është ndaluar në rrugën Olypmpion, vetëm pasi është përplasur me një shtyllë. Më pas është kapur nga policia dhe është shoqëruar në rajon. Ndërkohë që prindërit kanë treguar se si makina përfundoi në duart e vajzës së tyre.
/Abcnews.al/