E martuar me kompozitorin e njohur/ Pianistja Bufaj tregon momentet e para të njohjes: Ishim në fillim shokë

schedule10:27 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:27 - 12 Tetor, 2023

Pianistja Ardita Bufaj është ndalur dhe te marrëdhënia me bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur Klodian Qafoku.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se janë njohur në vitin 1999, pasi kanë qene shokë në një kurs dhe më pas u bën të dashur.

Tashmë, ata janë prindër të një vajze të quajtur Eliza, e cila ndonëse e vogël në moshë ka vendosur të ndjekë rrugën e muzikës si prindërit.

“Kompozitori Klodian Qafoku është bashkëudhëtari im, gati 23 vite. Ka qene pikërishti viti 1999, kemi qene të dy në një kurs, Klodi në kompozicion, ndërsa unë në piano. Pra, Klodi ka qene në çdo hap timin, shumë mbështetës në çdo projekt timin.

Nuk ka lindur si një marrëdhënie midis dy njerëzve që duhen, vazhdoj t’i them prap që është miku im më i mirë. Përkushtimi, e shikonte që isha një vajzë shumë studioze, një vajzë që kishte ëndrra, sepse mendoja që pas studimeve do të vazhdoja masterin jashtë shtetit. Më rrinte gjithmonë pranë, ka qene një mik që më pas u bë i dashuri dhe bashkëshorti, tashmë kemi dhe vajzën, Elizën.

Eliza është një fëmijë shumë i talentuar, e pëlqen shumë muzikën, luan si në piano, ashtu dhe në instrumentin e kitarës, por në instrumentin e kitares ndihet shumë më e sigurt”, tregoi Ardita./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!