“E lumtur të kthehem në Tiranë”, Yuri Kim: SHBA dhe Shqipëria të gatshme të bëjnë më shumë për demokracinë

schedule20:34 - 31 Tetor, 2022

schedule 20:34 - 31 Tetor, 2022

Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Shqipëria dhe SHBA-ja janë të gatshme të punojnë për të çuar para demokracinë.

Ambasadorja shkruan se është e lumtur që rikthehet në Tiranë pas Dialogut Strategjik.

Yuri Kim: E lumtur të rikthehem në Tiranë pas Dialogut Strategjik javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (përveç si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), bashkëpunimi në mbrojtje…(përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin europian, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregtinë dhe investimet. Takime me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë, Energjisë, të Thesarit dhe Shtëpisë së Bardhë. SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara”, shkroi ambasadorja Kim.

/Abcnews.al/  

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!