E la amanet për tek Muzeu, ende asnjë vendim për homazhet e Moikom Zeqos

schedule13:56 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:56 - 15 Qershor, 2020

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh. Studiuesi i njohur vuante  nga leukemia akute.

Abcnews.al mësoi se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.

Gazetarja e ABC News Leontina Nika ka kontaktuar me Dorian Koçin, drejtorin e Muzeut Kombëtar lidhur me këtë çështje, dhe ka mësuar se lidhur më këtë çështje nuk është marrë ende një vendim.

Lexo edhe: Homazhet shtyhen për në fundjavë, Zeqo nuk do të përcillet për në banesën e fundit pa ardhur i biri

Vendimi do të merret në një takim që do të zhvillohet në orët në vijim mes tij dhe Komitet Teknik për koronavirusin.

Po ashtu, abcnenws.al mëson se edhe nëse vendoset që homazhet për Zeqo të mbahen tek Muzeu, nuk do të ketë trup të ketë prani fizike të shkrimtarit.

Kjo pasi varrimi i shkrimtarit mund të shtyhen deri të shtunën apo të dielën. Kjo pasi familjarët kanë vendosur që Moikomi nuk do të përcillet për në banesën e fundit, pa ardhur djali i tij që ndodhet në Amerikë.

Zeqo është autori i 140 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht. /abcnews.al/