Prej ditësh nën urdhrat e Rrahman Hallaçit, siç ka raportuar abcnews.al, është vendosur Numan Kurdic, por zyrtarizimi i ardhjes së tij nuk është bërë ende për shkak të një çështje procedurale në lidhje afatin e huazimit të tij nga Sarajevo te Novi Pazar.
Huazimi i tij mbyllej më datë 2 shkurt, kohë kur merkato këtu do ketë përfunduar, por fatmirësisht mësohet kjo çështje është zgjidhur dhe Kurdic do të mund të federohet nga sot si lojtar i Kukësit. 21-vjeçari do të vijë te Kukësi në formën e huazimit nga Srajevo, që ka në pronësi kartonin e tij.
Siç bëjnë me dije burime brenda klubit për abcnews.al, pas pak orësh pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i talentit, i cili do të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga ikja e Kenan Horic, që la klubin pas pak muajsh nga ardhja e tij. 16 ndeshje në kampionat dhe një në Kupë numëron Kurdic me Novi Pazar në këtë sezon. /abcnews.al