E kryer, Tottenham i merr një mbrojtës Barcelonës dhe “blindohet”

schedule22:39 - 4 Korrik, 2022

schedule 22:39 - 4 Korrik, 2022

Tottenham po tenton të përforcohet, që sezonin tjetër të mos e diskutojë katërshen e parë dhe pse jo të luftojë për trofe.

Antonio Conte ia ka dalë më parë me londinezët e Chelsea dhe do kërkojë të përsërisë veten në krye të “Gjelave”.

I radhës që pritet të zyrtarizohet te Tottenham është një mbrojtës i kombëtares së Francës, Clement Lenglet.

Barcelona nuk e ka në plane dhe do të kalojë te klubi i Premier League në huazim me të drejtë blerje. Marrëveshja është pranë dhe kanë mbetur vetëm disa detaje. / abcnews.al