E KRYER: Safet Gjici ngurroi, kampioni Skënder Gega bëhet me ekip të ri

schedule16:39 - 16 Mars, 2020

schedule 16:39 - 16 Mars, 2020

Skënder Gega do të drejtojë në Jordani në vazhdim. Trajneri kampion me Partizanin sezonin e shkuar, së fundmi pati një propozim nga Kukësi, por nuk pati firmë mbi kontratë. Tropojani tashmë i është bashkuar skuadrës së Al Faisaly Amman.

 

Me ndërmjetësimin e menaxherit Ilir Halili, ai është transferuar në Jordani dhe tani do tentojë të arrijë rezultatet pozitive edhe atje. Që në verë, kur gega u largua nga Partizani, ka pasur edhe opsione të tjera në Lindjen e Mesme.

Veç Partizanit, Gega ka drejtuar edhe në Kuvajt e SHBA, si dhe ka qenë në krye të Shqipërisë U21. Kontrata e Gegës do te jetë e vlefshme për një sezon dhe më pas në varësi të rezultateve palët do të bisedojnë sërish. /abcnews.al