E kryer! Prej tre ditësh në Shkodër, Vllaznia firmos me mesfushorin

schedule11:37 - 24 Janar, 2021

schedule 11:37 - 24 Janar, 2021

Elom Nya-Vedji është lojtari i radhës do të nënshkruajë me Vllazninë. Futbollisti nga Togo, pjesë e kombëtares së tij në të shkuarën, siç ka bërë me dije më parë abcnews.al, prej tre ditësh ndodhet në Shkodër dhe nesër pritet zyrtarizimi i tij te shkodranët.

Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë një foto e mesfushorit me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati me fanellën e Vllaznisë në duar, çka tregon qartë edhe afrimin e mesfushorit në Shkodër.

Nya-Vedji, 23 vjeç, luan si anësor i djathtë dhe ka spikatur te Zeta në Mal të Zi. Pjesën e parë të këtij sezoni ai ka luajtur në 16 ndeshje (11 titullar) dhe ka shënuar katër gola.

Për herë të parë në Europë i është bashkuar skuadrës së Rudar (17 ndeshje, 3 gola) dhe tani po bëhet gati për një eksperiencë të re në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!