Antoine Griezman te Atletico Madrid është një operacion i kryer. Barcelona ka pranuar ofertën për ta huazuar sulmuesin francez te kampionët e Spanjës.
Griezmann rikthehet tek ekipi ku i bë i famshëm dhe ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.
Mes të tjerash zbulohet që Atletico Madrid mund ta blejë sulmuesin për shumën e 40 milion eurove.
Nga ana tjetër Barcelona po tenton të mbyllë transferimin e Luuk De Jong, nga Sevilla. Holandezi luan si sulmues qendror. /abcnews.al