Leandro Paredes dhe Renato Sanches janë gati të përfundojnë transferimet e tyre përkatëse te Roma nga PSG.
Të dy futbollistët udhëtuan së bashku nga Parisi në aeroportin Ciampino në Romë gjatë paradites së ditës së marte.
Pas një vonese të vogël, avioni privat u ul në kryeqytetin italian ndërsa rreth 200 tifozë u mblodhën jashtë parkingut të aeroportit për t’i pritur yjet e rinj të Romës.
Paredes dhe Sanches u panë duke përshëndetur tifozët dhe duke nënshkruar autografe përpara se të niseshin për në Villa Stuart për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Më vonë pasdite ata do të nënshkruajnë kontratat e tyre përkatëse me Giallorosët.
Mesfushori argjentinas do t’i bashkohet Romës me një marrëveshje të përhershme, ndërsa Sanches është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të përkohshme me një opsion blerjeje në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al
Paredes and Renato Sanches have ARRIVED in Roma!!
The work begins… pic.twitter.com/i2on50o1RJ
— Lupo ?? (@LupoASRoma) August 15, 2023