Lorenzo Insigne nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit duke preferuar të largohet pas 9 vitesh.
Menjëherë sulmuesi i kombëtares italiane ka gjetur skuadrën e re. Toronto dhe Insigne kanë gjetur akordin mes tyre dhe javën e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi.
Insigne do të kalojë në MLS në qershor, ndërkohë që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.
Paga e tij do të jetë 11.5 milion euro, ndërkohë që mund të shkojë deri në 15 milion euro bashkw me bonuset që lidhet me paraqitjet e tij dhe trofetë që do të fitojë klubi, ndërsa Napoli i kishte ofruar lojtarit 3.5 milion euro në vit, kurse vetë Insigne kërkonte 6 milion euro në sezon.
#Insigne al #Toronto, è fatta ✍? Accordo totale e definito in ogni dettaglio poco fa: entro lunedì l’annuncio ufficiale, si trasferirà a giugno, in scadenza dal @sscnapoli #Calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 4, 2022
/f.a/abcnews.al