E kryer/ Gosens zgjedh Interin

schedule19:57 - 26 Janar, 2022

schedule 19:57 - 26 Janar, 2022

Robin Gosens ishte në radarin e Newcastle  si një nga objektivat e tyre të mëdhenj gjatë këtij afati kalimtar dimëror, por ai më në fund ka vendosur të qëndrojë në Serie A, duke ndryshuar klub.

Gazetari italian Fabrizio Romano konfirmon se anësori gjerman, deri tani futbollist i Atalantas , do të luajë pjesën e mbetur të sezonit te Interi .

Gosens do të arrijë në huazim dhe Nerazzurrët do të duhet të paguajnë 25 milionë euro për La Dea -n pasi të përfundojë sezoni.

/f.a/abcnews.al